Tetovë: MPB konfiskon disa vetura të mërgimtarve

Ministra e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje në Tetovë ka konfiskuar 15 vetura për 90 ditë të qytetarëve të Tetovës dhe disa vetura me targa të shteteve evropiane pasi të njëjtët i ka kapur në flagrancë duke organizuar gara me vetura e cila është e kundërligjshme.

Mediat u bëjnë apel mërgimtarëve posaçërisht, se do kthehen pa veturat e tyre në Evropë nëse marrin pjesë në gara për vozitje të shpejtë pasi të njëjtat u konfiskohen për 3 muaj./Shqipmedia/