Tetovë: Motra su*lmon motrën

Mbrëmjen e djeshme (18-tetor) rreth orës 20:00, në SPB Tetovë është paraqitur 62-vjeçarja R.M., shtetase e Gjermanisë, e cila një ditë më parë në orën 21:20 është denoncuar nga një 60-vjeçare nga Tetova, përndryshe motra e saj, se në banesën ku banonte në Tetovë, R.M. e ka su*lmuar fizikisht. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe gjatë ditës për të do të përgatitet parashtresa përkatëse me të cilën do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.