Tetovë, motoçiklisti lëviz me 160 kilometra në orë

Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor-Tetovë, natën e kaluar (2-Shkurt) prej ora 22:00 deri në 24:00, ka kryer aktivitete të intensifikuara të kontrollit për shpejtësi në rrugën “Iliria” në Tetovë, në pjesën prej tek Monopoli deri tek lidhja për në autostradë, në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 31 tejkalime të shpejtësisë.

Prej tyre, 10 tejkalime ishin për lëvizje me mbi 50 kilometra në orë dhe 21 nga tejkalimet janë për 30 deri më 50 kilometra.

Në mesin e shkelësve është regjistruar një motoçiklist i cili po lëvizte në këtë rrugë me 160 kilometra në orë, si dhe vetura shpejtësia e të cilave ishte mbi 130 kilometra në orë. Për të gjitha këto shkelje janë përgatitur urdhërpagesa kundërvajtëse.