Tetovë, mbi 200 gjoba për personat pa maska


Pavarësisht se numri i personave të infektuar me Covid-19 rritet çdo ditë në Tetovë e rajon, masat për mbrojtje në tregje thuajse nuk respektohen fare.

Përse nuk mbani maskë?

“Mos filmo lëre atë punë ti”, u shpreh i revoltuar një shitës.

As blerësit nuk i respektojnë masat. Ose nuk mbanin fare maska, ose i mbanin në qafë.

“Jo bre çfarë rreziku nuk ka rrezik po duhet me e mbajt “.

Përse nuk e mbani maskën si duhet që të mos infektoheni?

“Mirë është mirë, super është maska”.

“Në rrugë jemi, në rrugë thonë mos e mbani maskën”.

“Përse nuk mbaj maskë, sepse nuk jam i sëmurë”.

“Duhet të mbahet për sigurinë tonë për të mirën tonë”.

“Ashtu është ndonjëherë njeriu gabon”.

“Ja në dorë e kam po më zihet fryma prej saj”.

Disa qytetarë vijojnë të këmbëngulin se virusi nuk ekziston.

“Jo s`jemi në rrezik, nuk ka virus kot është kjo”.

Nuk mungonin as grumbullimet e tre e më shumë personave.

A e dini se nuk duhet të grumbulloheni kështu?

“Po po e dimë. Po rrallë shihemi për atë, s’jemi pa moti”.

Nga Shtabi i krizës i komunës së Tetovës, apelojnë për respektim maksimal të masave si nga shitësit ashtu edhe nga blerësit, si mënyrë e vetme për të penguar përhapjen e virusit. Nga policia njoftojnë se deri më tani 214 persona janë gjobitur për mos mbajtjen e masave ndërsa 15 kafene e restorante për mos respektim të protokolleve./Bashkim Sulejmani