Dy punëtorë janë lënduar dje derisa kanë kryer detyrimet e punës në një objekt në ndërtimin e rrugës Tetovë – Jazhincë, afër Leshkës. Për shkak të lëndimeve ata duhej të transferohen në spital.
“Në objektin në ndërtim në rrugën magjistrale Tetovë – Jazhincë, derisa SH.SH. nga fshati Gjermë dhe D.D. (27) nga fshati Radiovc, Komuna e Bërvenicës kanë kryer punë ndërtimore në firmën në pronësi të P,B. (70) nga Tetova, kanë marrë lëndime.
Pas aksidentit personat janë transferuar në Klinikën Klinik Tetovë”, bëri të ditur SPB Tetovë. Policia do të punojë në rastin me qëllim që të ndriçohen të gjitha detajet e incidentit.