Tetovë, kërkohet mësim online dhe vaksinim i domosdoshëm për mësimdhënësit

Pas përkeqësimit të gjendjes me të prekurit nga kovid 19 në vendbanimet e Pollogut, Shtabi i Kr*izës i komunës së Tetovës, në mbledhjen e sotme ka kërkuar shtyrjen e fillimit të vitit shkollor dhe testimin e kushtëzuar të nëpunësve të arsimit.

Marr parasysh situatën e rënduar epidemiologjike në Tetovë dhe Pollog, po ashtu është kërkuar nga Shtabi i Kr*izës dhe Ministria e arsimit, shtyrjen e fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike për tre jave për gjitha nivelet e arsimit, fillor të mesëm dhe të lartë. Apelojmë që edhe komunat tjera të Pollogut ta përkrahin këtë kërkesë. Gjithashtu kërkojmë që i gjitha stafi arsimor dhe teknik në shkollat fillore dhe të mesme të vaksinohen deri në fillim të vitit shkollor me prezencë fizike, sepse pas këtij afati, do kërkohet prej tyre çdo të dytën ditë të tregojnë dëshmi për test të shpejtë negativ, shpenzimet e të cilit do i bartin vetë në çdo 72 orë”, tha Teuta Arifi, kryetare e Shtabit të Kr*izës.

Teste të shpejta në Tetovë tashmë do të mund të bëhen edhe në shtëpinë e shëndetit publik. Nga ana tjetër, sot ka filluar edhe hapja e pikave të reja të vaksinimit, ndërkohë që tek pikat ekzistuese, radhët e gjata të njerëzve vazhdojnë të jenë realitet. Nga nesër do të fillojë me punë pika e vaksinimit të shtëpia e Ar*matës dhe në fshatin Poroj dhe të cilat do të punojnë në dy ndërrime.

“Brenda javës, pritet të hapet edhe pika tjetër në qendër të qytetit, apo këtu në Qendrën e Kulturës, e cila do të jetë vetëm për rivaksinim.”
Zv/ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, pas mbledhjes së Shtabit të Kr*izës, rekomandoi fillimin e vaksinimit edhe për fëmijët nga mosha 12 vjeçe.

E kam thënë disa herë se i vetmi shpëtim nga kjo pandemi është vaksinimi dhe nuk ka tjetër dalje. Edhe atë vaksinimi masiv i popullatës. Pasi Pfizeri doli me konkludim se me të mund të vaksinohen edhe nga 12 deri në 18 vjet, e pranuam edhe në si Ministri e Shëndetësisë. Duke pasur parasysh faktin se virusi po kërkon terren edhe te moshat më të reja, apeloj gjithë prindërit dhe të rinjve të shkollave të mesme që edhe ata të vaksinohen”, theksoi Ilir Hasani. Zv ministër i Shëndetësisë.
Përndryshe, në Pollog deri ditën e sotme, numri i të vaksinuarve ka arritur rreth 50.000 me njërën dozë, ndërsa numri i të vaksinuarve me dy doza, rreth 40.000 informojnë nga Shtëpia e Shëndetit.