Numri i të infektuarve në Tetovë ka eskaluar, vala e dytë e COVID-19 ka prekur shumë njerëz pas qytetit të Shkupit Tetova mba rekordin për numrin e të infektuarve.
Të sëmurit ankohen se problemi qëndron tek testimet, nuk ka termine për të kryer testin dhe pacientët qëndrojnë me simptoma më shumë se dy javë rresht e që kjo përbën edhe rrezikun për ta shpërndarë virusin!
“Sot isha në Spital, kam 2 javë që ndjehem keq mirëpo për ta kryr testin pêr Covid-19 më caktuan termin pas 2 jave. Kjo êshtë sksndaloze” tha Xh.R.
Problemi me testimet është aktualizuar vazhdimisht në mediume por, deri më tani pa zgjidhje.