Tetovë: Ja sa nxënës nisin klasën e parë

Në Tetovë 1033 nxënës të klasës së parë dhe rreth 800 nxënës në vitin e parë të arsimit të mesëm sot do ta fillojnë vitin shkollor, njoftoi Sektori për veprimtari publike.

Nga aty bëjnë me dije se gjithçka është gati për fillimin e orëve.

Në të 12 shkollat ​​fillore të Komunës janë regjistruar 1033 nxënës në klasë të parë.

Janë rreth 800 nxënës të regjistruar në shkollat ​​e mesme, por numri do të rritet duke qenë se në disa shkolla pritet miratimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për uljen e pikëve për regjistrim.

Është një proces në vazhdim dhe ende nuk ka përfunduar.

Gjatë pushimeve në shkolla janë bërë punime të mëdha, si lyerja e klasave dhe gjëra të ngjashme.

“Në Sh.F “Liria” është vendosur ashensori për akses më të lehtë të fëmijëve me probleme të veçanta”, informoi Nazmi Dauti, shef i Sektorit për arsim.

Policia para fillimit të vitit të ri shkollor realizon edhe aktivitete dhe masa parandaluese.

Departamenti i Punëve të Brendshme ka finalizuar aktivitetet e planifikuara parandaluese dhe të tjera para fillimit të vitit të ri shkollor, kryesisht trafiku.

“Në ditët në vijim para dhe rreth të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë do të shtohet dukshëm prezenca e policisë dhe do të ndërmerren masa për lirimin e plotë të zonave të komunikacionit publik nga automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme, vendosjen e shtandeve, pajisjeve hotelierike, dhe gjësendeve të tjera të cilat pengojnë lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht të këmbësorëve”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.