Tetovë, infektohet polici, 20 të tjerë në karantinë


Fatmir Rexhepi, zëdhënës në Sektorin për Punë të Brendshme, Tetovë, njofton se një pjestarë i policisë ka rezultuar pozitiv në testin për korona virus.

Gjithashtu edhe 20 pjestarëve të tjerë të policisë të cilët kanë pasur kontakt direkt ose indirekt me policin në fjalë iu është kryer analizë epidemiologjike edhe janë izoluar në kushte shtëpiake.

Policët në fjalë janë zëvendësuar me kuadro të tjerë të SPB Tetovë.

Rexhepi, njofton të gjithë qytetarët e Tetovës që kanë nevojë për shërbime të ndryshme në SPB Tetovë, të njejtët t’i kryjenë me masa mbrojtëse, si maska dhe doreza.