Tetovë, grumbullime masive në tregje


Shifrat alarmante të të infektuarve në dy ditët e fundit në Tetovë, duket se nuk ndikojnë tek qytetarët të cilët disa orë para fillimit të orës policore vërshuan tregjet dhe marketet.

Banorët thonë se kanë patjetër të furnizohen, ndërsa ankohen nga një numër i madh i njerëzve që lëvizin pa maska dhe duke mos respektuar distancën.

“Gjërat më të nevojshme i kryem tani diçka që kemi harruar do marrim dhe aq. Sa keni frikë kur shihni se shumica ecin pa doreza pa maska?

“Kjo është katastrofë, nuk i ngjan një populli si populli jonë kjo. Duhet të vetëdijesohemi se është diçka që nuk kemi mundësi me çka tu shërojmë. Nuk jemi tu i respektuar rregullat që të shpëtojmë vetë prej sëmundjes”

“Dolëm të marrim diçka sepse do jemi në karantinë tre ditë dhe aq. Çka të bëjmë vetëdija e njerëzve është në atë nivel s`kemi ç`të bëjmë”

Përveç një numri të madh të blerësve që ecnin pa maska, edhe një pjesë e shitësve nuk respektonin rekomandimet.

“Ja ja këtu i kam këtu, pata vapë sepse unë kam edhe sëmundjen e sheqerit”

“Ja në veturë i kam, mendoj se duhet ti mbajmë dorezat”

Grumbullimet e këtilla mund të sjellin rritje të numrit të të infektuarve, thonë në Institutin e shëndetit publik.

Grumbullimi i njerëzve në grupe, qoftë para tregjeve, qoftë në qendrat tregtare postave bankave, normal që ka efekt negativ, shkaku se nëse ka grumbull njerëzish nuk ka distancë sociale, e aq më shumë kur mungon edhe maska kontakti është i afërt dhe kjo sjell rritje të numrit”-pohoi Naim Skenderi IPSH.

Në Tetovë me rrethinë aktualisht ka 90 raste aktive me koronavirus.