Tetovë: Gjenden 10 kilogramë mar*ihuanë në shkurre


Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se dje ka gjetur një qese plastike me rreth 10 kilogramë mar*ihuanë. Nga SPB theksojnë së mar*ihuana e gjetur është dërguar për ekspertizë.

“Dje (19-tetor) rreth orës 14:10, në rrugën lokale që lidhë vendbanimin e Tetovës Drenovec me fshatin Gjermë, nën një shkurre pranë rrugës së dheut, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur një qese plastike me rreth 10 kilogramë mar*ihuanë. Është kryer këqyrja në vendin e ngjarjes dhe mar*ihuana e gjetur është fotodokumentuar dhe është dërguar për ekspertizë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë. Nga atje shtojnë se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.