Tetovë – Epidemiologët: Paraqitet klasteri “dasma”

Së paku katër të infektuar me COVID-19 nga një dasmë në Tetovë janë konfirmuar në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë.
Epidemiologët që sot kanë marrë strisho edhe nga tetë persona që gjithashtu kanë qenë në dasmë, paralajmërojnë se paraqitet klasteri “dasma”, për shkak se nuk respektohen masat anti-covid.

“Tek ne, fatkeqësisht, sërish ndizet situata me COVID-19, për shkak se ditëve të fundit ka filluar të rritet numri I rasteve pozitive në rajonin e Tetovës dhe kjo si rezultat I ahengjeve të shumta familjare që kanë filluar të organizohen.
Ja, sot kemi rezultate nga strisho nga një dasmë në Tetovë, ku kemi tashmë katër raste të konfirmuara, ata janë pozitiv, kurse kemi marrë strisho edhe nga tetë të tjerë që kanë qenë në dasmën e njëjtë.

Qytetarët qartazi nuk po I respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga virusi dhe presim që sërish të paraqitet klasteri I ri “dasma”, për shkak se këto dhe ahengjet tjera kanë filluar masivisht të mbahen edhe në rajonin e Tetovës, por edhe në qytete tjera” – ka deklaruar Dr.Suzana Subashiq-epidemiologe në QSHP-Tetovë.

Ajo ka theksuar se thuajse dy javë nuk ka pasur aspak raste të reja me COVID-19, derisa nga 8 dhe 9 Korriku kanë filluar të rriten, kurse për dy ditë kanë pasur 15 raste të reja.
Sipas protokolleve, lejohet organizimi I dasmave në hapësira të mbyllura, kurse maska detyrimisht duhet të mbajën punonjësit në objektet hotelerike, derisa mysafirët nuk guxojnë të përqafohen.
Punonjësit e kanë për obligim të kujdesen dhe të tërheqin verrëjtjen nëse mysafirët nuk I respektojnë masat. Këtë duhet ta bëjnë edhe inspektorët kompetent.