Tetovë, dy të vdekur dhe 116 të hospitalizuar

Në Tetovë numri i të hospitalizuarve është në rënie, por jo se gjendja po përmirësohet por për shkak pacientët tani po pranohen në Shkup. Për momentin numri i atyre që janë me oksigjen terapi është 116, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë.

“Brenda 24 orëve në Tetovë kemi një ulje të numrit të hopsitalizuarve. 116 të hospitalizuar kemi, ku të gjithë janë me oksigjen terapi. Fatkeqësisht kemi dy të vdekur. Edhe pse numri është i ulur kemi dy të vdekur, ku njëri është mbi 50 vjet dhe njëri mbi 80 vjet. Edhe numri i pranimeve është ulur. Kemi 9 pranime Brenda 24 orëve të fundit”, u shpreh mjekja Miranda Pajaziti.

Mjekja Miranda Pajaziti shton se brenda 24 orëve në Tetovë 99 pacientë kanë kërkuar ndihmë. Ajo bën apel për vaksinim masiv.
“Nga këta 116 që kemi të hospitalizuar vetëm gjashtë janë me një dozë të vaksinës dhe unë apelojë qytetarët që të vaksinohen sepse kjo është mënyra e vetëm që mund të mbroheni”, shtoi Miranda Pajaziti.
Edhe pse numri i vdekjeve në Tetovë është i ulët megjithatë gjendja vazhdon të mbetet kritike. Për shkak të tejmbushjes së kapaciteteve të spitalit , pacientët tetovar tani hospitalizohen në Kozle të Shkupit.