Një nxënës 11 vjeçar dhe poashtu një nxënëse 11 vjeçare, nga një shkollë fillore në qytetin e Tetovës, ditë më parë kishin lënë një list me emrat e nxënësve në toaletin e shkollës.Në këtë listë krahas emrave kishte edhe përmbajtje kërcënuese ndaj tyre.Kësisoji, gjatë ditës së sotme është zhvilluar bidesë me dy nxënësit, në praninë e prindërve të tyre, psikologut dhe pedagogut.
Nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë njoftojnë se paraprakisht ka patur një denoncim në polici për këtë veprim të fëmijëve. Është njoftuar qendra për punë sociale dhe prokurori publik, ndërsa janë marrë edhe hapa për zbardhjen e plotë të këtij rasti