Mbrëmë (4-maj) në ora 02 e 30 minuta 42-vjeçarja banore e Tetovës dhe vajza e saj 21-vjeçare, në SPB Tetovë kanë denoncuar se rreth orës 01.00, djali, respektivisht, vllau 18-vjeçar, i cili ka qenë dukshëm nën gjendje të alkoolizuar, i ka sulmuar fizikishtë në shtëpinë e tyre.
Personi i denoncuar menjëherë është privuar nga liria dhe është mbajtur për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, me ç’rast kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate.