Vetëm tetë pacientë të hospitalizuar dhe asnjë i vdekur. Ky është bilansi me Covid 19 në 24 orët e fundit që shënon ditën me më pak infektime në Tetovë.
Autoritetet e Spitalit të Tetovës thanë se gjendja me pandeminë është si asnjëherë më parë e stabiluzuar duke rekomanduar që të bëhet kujdes sidomos në periudhën e ardhshme dhe të respektohen masat. Të vaksinuar me një dozë nuk ka pacientë ndërsa janë vetëm dy me dy doza. Nuk ka asnjë pacient me respiratot ndërsa ambulantë ditore janë 28.