Tetovë, deri në ora 11 kanë votuar 5,642 qytetarë

Jehona e votuesve në Tetovë deri në ora 11:00 është 6,71 për qind, njoftoi KKZ. Të drejtën e votës në zgjedhjet për këshilltarë të komunës deri në ora 11 e kanë shfrytëzuar 5.642 qytetarë të Tetovës.

“Sipas të dhënave nga vendvotimet, nga 117 vendvotime, deri në ora 11 është 6,71 për qind, apo në numër 5.642 votues”, deklaroi Nazmi Dauti, sekretar i Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë.