Tetovë, demolohen stacionet e autobusëve

Krahas shumë problemeve me të cilët përballet transporti publik në Tetovë, një dukuri tjetër shqetëson autoritetet e kësaj ndërmarrje. Kohëve të fundit, nga kjo ndërmarrje kanë denoncuar dëmtimin e pajisjeve në stacionet ku qytetarët presin autobusët. Këta stacione shpesh herë demolohen në mënyrë të pandërgjegjshme. Këta sjellje do të sanksionohen, paralajmërojnë nga Ndërmarrja Publike Tetova Transport.

“Kjo është sjellje skandaloze dhe e pamatur e qytetarëve të Tetovës. Njëra nga ulëset është e vjedhur. Si ndërmarrje, ne përpiqemi t’i sigurojmë stacionet me ulëse ku ju si bashkëqytetarë të pushoni duke pritur autobusët.

Fatkeqësisht, kjo padyshim që e shqetëson dikë. Pra,ne shohim këtë pamje të shëmtuar të sjelljes së pacivilizuar. Edhe një herë do të përmendim se kjo sjellje do të sanksionohet”, thonë nga Ndërmarrja Publike Tetova Transport.