Tetovë: Arr*estohet grabitësi i barnatores i cili kishte su*lmuar edhe punonjësin

Ministria për Punë rë Brendshme ka njoftuar se mbrëmë, një orë para mesnate në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë policia ka privuar nga liria 30 vjeçarin O.M. nga fshati Xhepçisht të Tetovës. Ai është kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale.

“Me datë 26.10.2022 në ora 23:05 në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria O.M.(30) nga fshati Xhepçishtë, Tetovë. Ai u kap menjëherë pas kryerjes së veprës penale “vjedhje me dhunë” në një farmaci në të njëjtën rrugë, ku ka sulmuar fizikisht punonjësin dhe ka marrë para nga qarkullimi ditorë. Paratë e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronarit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas arrestimit mësohet se personi në fjalë është kërkuar me fletarrestim për vuajtje të dënimit prej 2 viteve, për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet padi përkatëse.

“Pas masave të marra, u konstatua se personi ishte në kërkim me urdhër për vuajtje të dënimit me burg dy vjet për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj O.M. do të dorëzohet padi përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia/