Tetovë, arr*estohet 42-vjeçari i dyshuar për dë*mtimin e rrjetit të oksigjenit

Tetë ditë pas te*ntimit të dë*mtimit të gypave të oksigjenit të spitalit të Tetovës, ditë më parë rreth orës 17, pjesëtarë të Sektorit për punë të brendshme të Tetovës, kanë arritur të arr*estojnë një të dyshuar për përfshirje në vepër penale.

Fjala është për personin A.R. 42 vjeç nga fshati Zhelinë i Tetovës, i cili është i dyshuar si pjesëmarrës në rastin e ten*timit për të dë*mtuar furnizimin me oksigjen të të sëmurëve me kovid në spitalin klinik të Tetovës, të ndodhur më datë 23 të këtij muaji.

Nga sektori i punëve të brendshme i Tetovës njoftojmë se deri tek arr*estimi i të njëjtit ka ardhur pas bisedimeve të zhvilluara me rojet e spitalit dhe pjesëtarë të tjerë të spitalit, si dhe pronarëve të shtëpive për rreth spitalit. Është duke u biseduar me personin e dyshuar dhe po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit dhe dokumentimin e tij. Për momentin i dyshuar është vetëm personi A.R. 42 vjeçar nga fshati Zhelinë i Tetovës.

Përndryshe, më datë 23 të këtij muajit, rreth orës 7 të mëngjesit, u te8ntua shkëputja e gypave që furnizojnë me oksigjen spitalin klinik të Tetovës por për fat të mirë, personi apo personat e dyshuar, kanë arritur të shkëpusin vetëm dy gypa që nuk kanë qenë furnizuar të kovid qendrave por të sallave të operacionit tek klinika e re, të cilat ende nuk janë në funksion.