Tetovë, 85 vjeçari ak*sidenton këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Dje në ora 16:10, në Sllatinë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 85 vjeçarin N.S. pasi paraprakisht ka shkaktuar një ak*sident trafiku në rrugën “Ivo Lola Ribar” (tek gjimnazi 7 Marsi) në Tetovë.

I njëjti me automjetin e tij “Audi” me targa të Tetovës, diku rreth orës 16:00 kishte aksidentuar këmbësorin me inicialet R.I. (62) nga Tetova dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë ak*sidentit këmbësori R.I. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Nga Policia thonë se rasti është zbardhur dhe dokumentuar dhe do të përgaditen parashtresa adekuate./voxnews