Tetovë, 25 vjeçari e ka shpëtuar fqiun nga shtëpia që digjej

Në zjarrin e djeshëm që shpërtheu në një shtëpi në Tetovë, ka ndodhur një dramë e vërtetë. Po të mos ishte guximi i madh i një të riu, i zoti i shtëpisë ku ra zjarri me siguri do të kishte vdekur në zjarr. Djali ka hyrë me guxim në shtëpinë e djegur dhe ka rrezikuar jetën, ka arritur të shpëtojë fqinjin, transmeton Sdk.mk.

“Hero! Në zjarrin e tmerrshëm që shpërtheu në Tetovë, pas momenteve fatale të kaluara duke dëgjuar klithma dhe britma, publikisht dua të deklaroj. Do të flas për djalin trim, 25-vjeçarin M. М. i cili thirri ‘Ose do të dalim të dy ose askush’, u fut në zjarrin e furishëm dhe i shpëtoi jetën burrit. Ai meriton të përmendet dhe të lavdërohet, sepse përkundër faktit që nëna e tij ka qarë të mos hyjë në shtëpinë e djegur se do të digjej i gjallë, ai ka menduar vetëm se si ta shpëtojë komshiun”, thotë Angela Andonovska nga lagjja Koltuk.

Në vendin e zjarrit ka vizituar edhe kryetari i bashkisë Bilall Kasami i cili në një bashkëbisedim me zjarrfikësit është njohur me situatën dhe pasojat e zjarrit të madh.

Sot nga Spitali Klinik në Tetovë është bërë e ditur se i lënduari nga zjarri, 50-vjeçari I. I., është shtruar në Spitalin Klinik me djegie të shkallës së parë dhe pasi i janë trajtuar lëndimet dhe i është dhënë terapia, është liruar për mjekim në shtëpi.