Tetovarja me një histori suksesi në Danimarkë

Melisa Ismaili, shqiptare nga Danimarka me prejardhje nga Tetova nga ana e babait, dhe Ferizaji nga ana e së ëmës, fillon të shkruajë historinë e suksesit.
Historia e suksesit filloj para 5 viteve kur Melisa fillojë ushtrimet e para në Taekwando në njërin nga klubet e Taekwandos në Kopenhagë të Danimarkës. Ajo sukseset e para i pati që në vitin 2019 ku në kampionatin e Danimarkës fitoi mendaljen e bronzit. Në vitin 2020 fitoi medaljen e argjendit në kampionatin rajonal të shteteve Nordike.

Së fundmi Melisa Ismaili fitoi medaljen e argjendit në kampionatin Danez të Taekwandos, por u shpall si talentja më e mirë e vitit 2021 dhe luftarakja më e shkathët e vitit 2021 në Danimarkë ku dhe fitoj medaljen e artë.
Prindërit e Melisës, Muhamed dhe Magbule Ismaili janë kontaktuar nga federata Daneze e Taekwandos dhe e kanë ftuar Melisën në përfaqësuesen e Danimarkës në Taekwando.
Melisa Ismaili synon majat e kampionatit Evropian dhe atij botërorë.
Melisës i urojmë suksese të mëtejme.