Tetovarja ecte me fëmijën, dy gra me dhunë ja vjedhin zinxhirin nga qafa!

Dje rreth orës 19:00 në rrugën “Ilinden” ka ndodhur një vjedhje e pacipë, ku 37 vjeçarja nga Tetova ka qenë duke e shëtitur vajzën e saj të vogël me karrocë dhe befas dy gra të veshur me të zeza nga koka tek këmbët i kanë vjedhur nga qafa dy zinxhirë, me vlerë 200 euro raporton Pa Censurë!

37 vjeçarja nuk ka mundur t’i identifikoj vjedhësit pasi të njëjtit janë larguar me shpejtësi në një veturë të zezë pa targa!
Tek njerëzit për rreth është përhapur panikë për ngjarjen dhe janë mbledhur afër gruas të cilën janë munduar ta qetësojnë!

Rasti është lajmëruar në polici, ku policia pret urdhër nga prokuroria për marrjen e video materialeve nga kamerat pranë që të mundësohet identifikimi i autorëve!/Pa Censurë