Tetovarja e mashtron 47-vjeçarin nga Gostivari, i prezentohet si punonjëse e një ambasade dhe do ti mundësonte marrjen e vizës, i merr 2400 euro

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.A (43) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale të kryer për veprën penale “mashtrim”. Gjatë gushtit 2023, e paditura duke u paraqitur si punonjëse e një ambasadës, i kishte premtuar një 47-vjeçari nga një fshat i Gostivarit se do t’i mundësonte marrjen e vizës, por për të filluar procedurën, ai fillimisht duhej ta paguante 2400 euro. I dëmtuari ka dhënë paratë, por nuk ka marrë vizë deri në momentin e denoncimit të rastit.Pa Censurë