Tetovarin e mashtron 38 vjeçari nga Zhelina!

Sot (16 prill) në orën 12.00, në Stacionin Policor Tetovë, një banor 55 vjeçar në një fshat të Tetovës ka raportuar se kishte qenë i mashtruar nga personi R.V. (38) nga fshati Zhelinë e Tetovës. Sipas raportit, ata kishin nënshkruar një marrëveshje para një noteri në Tetovë ku i denoncuari duhej të kryente punime ndërtimore dhe në këmbim atij i kishte dhënë një veturë “Volkswagen Tuareg” me vlerë 12,000 euro, ndërsa punimet e ndërtimit kushtuan 10,000 euro.

Siç është raportuar, në marrëveshje deklarohet se R.V. nuk duhet ta tjetërsonte automjetin derisa të ketë kryer punimet e ndërtimit, por gjithashtu i njëjti nuk kishte kryer as punimet e ndërtimit dhe me ndihmën e një punonjësi të noterit, i denoncuari R.V. e ka shitur automjetin. Merren masa për zbardhjen e çështjes.