Tetovari Xhabir Velija kandidat në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak në qytetin Biel Bienne Zvicër


Tetovari i suksesshem në Zvicër Xhabir Velija kandidon në zgjedhjet Komunale të qytetit Biel Bienne të Zvicrës nga rradhët e partisë socialdemokrate, njofton Pa Censurë.
Xhabir Velija është jurist me profesion si dhe një sipermarrës i suksesshëm i disa kompanive ku njëra ndër to është edhe zyra e tij këshilluese me fokus migrantët RLV- Consulting në qendër të qytetit të Bielit.

Njohja dhe rrjeti i tij me njerëz të rëndesishëm nga bota e politikës dhe biznesit e inkurajuan edhe më shumë që të jetë i gatshëm të marrë përgjegjësi në të ardhmen në parlamentin e qytetit. Qëllim i tij në këto zgjedhje është që të ndihmojë të gjithë migrantët të cilët përmbëjnë një numër të konsiserueshëm në këtë qytet. Velija me kompaninë e tij gjithashtu ndihmon migratët në të gjithë problemet qe ato i preokupojnë në vazhdimësi siç janë çeshtje politike ku iniciativa te ndryshme rr*ezikojnë ardhmërinë dhe mirëqenien e tyre ne Zvicer githashtu i inkurajon ato për te qene pjesë aktive në çështje ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Komuna Biel Bienne ku kandidon Xhabir Velija është komuna me e madhe dygjuhesore në shtetin më te pasur të botës si dhe një qendër tejet e rëndësishme industriale posaçërisht në industrinë e prodhimit të orëve, brendeve më të njohura botërore si Rolex dhe Omega.
Xhabir Velija është kandidat në Listën numër 11 të partisë socialdemokrate me numër rendor 11.22. Të gjithë shqiptarët që jetojnë në këtë qytet dhe kanë të drejtë votë, ftohen që të votojnë kandidatin e vetëm shqiptarë i cili zotohet të jetë një zë i fuqishëm në Këshillin komunal!/Pa Censurë