Tetovari sulmon gruan dhe djalin e mitur, arrestohet nga policia

Policët e SPB Tetovë, dje (22 qershor) rreth orës 16:30, kanë privuar nga liria 52-vjeçarin D.D. nga një fshat i Tetovës, i cili paraprakisht ishte raportuar nga bashkëshortja e tij 47-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht atë dhe djalin e tyre të mitur. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Pa Censurë