Tetovari sillet në mënyre agresive ndaj gjyshit të tij 73-vjeçar, i ka dëmtuar disa orendi shtëpiake dhe ka tentuar ta sulmojë atë  

MPB ka njoftuar se me datë 01.09.2024 në ora 19:40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin F.B. (33) nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga gjyshi i tij 73 vjeçar nga Tetova, se është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij, i ka dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiaka dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.