Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (03-janar) rreth orës 21:00 kanë privuar nga liria 42-vjeçarin R.S. nga një fshat i rrethit të Tetovës, i cili një orë më herët në shtëpinë familjare kishte su*lmiar fizikisht bashkëshorten, vajzën e mitur, e më pas edhe nënën e tij.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresa përkatëse.