Më datë 19.12.2024 në ora 14:00 në SPB Tetovë, një 56 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se gjatë vitit 2021 është mashtruar ngapersoni H.S. gjatë blerjes së pasurisë së patundshme në vendin e quajtur Teqeja e Shipkovicës, në pronësi të personit Sh.I.(79) nga fshati Shipkovicë e Tetovës. Sipas raportit, ata kanë rënë dakord dhe janë pajtuar që të blejnë gjysmën e një e parcelës e cila goja se ka kushtuar 74.000 euro, pas së cilës ai i ka dhënë 34.000 euro për pjesën e tij dhe ka udhëtuarjashtë vendit. Siç raportohet, pas një muaji ai është njoftuar nëpërmjet telefonit se gjithçka është rregulluar dhe paguar dhe pasi është kthyer në vend H.S. nuk i ka dhënë asnjë dokument për blerjen e parcelës me arsyetimin se gjithçka është paguar në dorë. Gjithashtu, sipas kallëzimit, në agjencinë e kadastrës së pasurive të patundshme ka vërejtur se është mashtruar, gjegjësisht në fletën e pronësisë ka vërejtur se në bazë të marrëveshjes së shit-blerjes që është lidhur më 20 shtator 2021 ndërmjet pronarit të tokës dhe H.S. për shumën 3000 euro. Pas kësaj, sipas raportit, ata ranë dakord tek një noter që H.S. t’i kthente paratë dhe t’i jepte një pjesë të parcelës që tani i takon, por ai as nuk ia ktheu paratë dhe as nuk ia transferoi në pronësi pjesën e tij të parcelës.
Ballina Lajmi i Dites Tetovari raporton në polici se është mashtruar nga një person gjatë blerjes...