Një super talent i basketbollit, këtij sporti kaq të popullarizuar është shfaqur në horizont ndërsa lajmi kryesorë është se ai është jo vetëm një i ri nga Tetova por për shkakun sepse ai është rrugës për t’u bërë pjesë e NBA-së,një rast unik për të dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për super talentin Taulant Ibraimi. Ai është vetëm 17 vjeç dhe një karrierë e madhe e pret përpara në këtë sport kryesorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por e veçanta e gjithë kësaj historie për këtë të ri është fakti se Taulanti ka nisur në shkollën e basketbollit , pikërisht aty ku ka nisur edhe më i madhi i historisë së këtij sporti Michel Jordan.
Ibraihimi është pjesë e reprezancionit të Maqedonisë në grupmoshat e reja. Ai ka performanca të shkëlqyera, një fizik të jashtëzakonshëm dhe një gjatësi prej 1.90 dhe një shënues perfekt nga distanca.
Taulant Ibraimi 17 vjeç nga Tetova ka nisur tashmë ëndrrën e tij për NBA në SHBA që tregon se ai është përpara një lavdie në këtë sport kaq atraktiv.
https://www.youtube.com/watch?v=qW-afiD6I8w&feature=emb_title