Tetovari që doli në Netflix porosi për rininë: e ardhmja juaj është në Maqedoni (VIDEO)

Tetovari, restoranti I të cilit u bë pjesë e një dokumentari të njohur të regjisorit Phil Rosenthal nga Netflix, Adnan Akiki ka edhe një porosi për të rinjtë Tetovarë. Ai I gëzuar për suksesin e tij ka deklaruar që shpresojmë që në afat sa më të shkurtër kohorë këtë interesim si në Split Netflix ta ketë për ndonjë Gastronom në Tetovë, ai duke ju përgjigjur pyetjes së Gazetarit të Tetova sot Nevrij Ademi se çfarë porosie ka për të rinjtë është përgjigjur

“Porosia ime për të rinjtë është nuk duhet që ata ta humbin vullnetin gjithmonë duhet të mundohen të punojnë, të studiojnë. Mos i marrin valixhet të shkojnë në kurbet sepse edhe këtu nuk është jeta e gatshme si mendojnë ata. Ardhmëria e të rive tonë është Maqedonia e Veriut ka deklaruar Adnan Akiki. Intervista e plotë me Gastronomin Adnan Akiki do të publikohet sonte në ora 17:00.