Tetovari për një cigare e largon maskën e oksigjenit në Klinikën e Shkupit!

Një ngjare tragjike është parandaluar, pasi një pacient i moshës 33-vjeçare nga Tetova, i shtrirë në Klinikën Pulmologjike në Shkup, hoqi maskën oksigjenike dhe ndezi cigare teksa qëndronte i shtrirë.

Duke mos i menduar pasojat që vijnë nga kontakti i rrjetit oksigjenik me cigaren e ndezur, tetovari u bë shkas që të shpërthejë zjarr dhe është përfshirë nga flakët.

Por, në sallë kanë qenë të shtrirë edhe pacientë të tjerë, poashtu në ndihmë oksigjenike.

Megjithatë, shpejtë janë alarmuar shërbimi kujdestar të cilët kanë shkyçur sistemin qendror të oksigjenit.

Skema e shpërndarjes së zjarrit është: Nëse nuk do arrinte te shkyçja e sistemit qendror, zjarri, nëpërmjet sistemit oksigjenik në dhomën përkatëse, do të shpërndahej shumë shpejtë në repartet tjera të Spitalit dhe epilogu do të ishte TRAGJIK.

Megjithatë, kujtojmë se pirja e duhanit është ndaluar rreptësisht në spitale, e kjo në Klinikën e Pulmologjisë, ku qëndrojnë pacientë të shtrirë nga sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes – mushkërive ka edhe kuptim më të madh – rëndon gjendjen shëndetësore të pacientëve./TV21