Tetovari me thíkë kanosi bashkëshorten dhe e qëlloj me sende të forta

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmjen e djeshme (05-mars) rreth orës 22:10, kanë privuar nga liria 39-vjeçarin T.M. nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me sende të mprehta.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.