Tetovari lëndohet rëndë në një aksident automobilistik në Shkup, dërgohet në spital për mjekim

MPB njofton se me datë 03.07.2024, në orën 12:15, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Luka Gerov” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.G. (30) nga Tetova dhe një automjeti pasagjerësh “Hyundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.P. (57) nga Shkupi. Në aksident, H.G. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Një ekip hetimor nga SPB Shkup ka kryer inspektimin në vendngjarje.