Tetovari ka dhënë veturën e tij kompensim për mobilje, ka mbetur pa veturë dhe pa mobilje

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.A. (23) nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Sipas kallëzimit, në maj të vitit 2022, i pandehuri, në bashkëpunim me një person tjetër, kanë rënë dakord për një kompenzim të ndërsjellë për realizimin e mobiljeve në vlerë prej 3,500 euro, dhe për këtë shumë, personi i dëmtuar i ka dhënë të pandehurit veturën e tij, një “Volkswagen Golf”. I pandehuri ka vonuar punën për prodhimin e mobiljeve dhe nuk ka komunikuar me personin e dëmtuar, ndërsa në shtator të vitit 2023, e ka shitur makinën e tij në një treg automjetesh, duke e mashtuar kështu personin e dëmtuar.