Më 16.01.2024 në ora 19:00 në SPB-Tetovë, B.B.(33) nga Bërvenica e Tetovës dhe J.K.(32) nga Sedllarca e Poshtme e Tetovës kanë raportuar se rreth orës 15:25 në rrugën “Iliria” në Tetovë, për shkak të keqkuptimit në komunikacion, janë sulmuar fizikisht nga një person, i cili ka përdorur edhe një send metalik dhe ka dëmtuar mjetin tip “Ford Galaxy” në pronësi të personit B.B.. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.