Tetovari i jep 1350 euro një personi për ta blerë një eskavator, më vonë e kupton se është mashtruar

MPB ka njoftuar se më 12.06.2024, në orën 12:00, në SPB Tetovë, një 28-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 1,350 euro. Sipas raportimit, më 25.05.2024 në një rrjet social ai ishte marrë vesh me personin për të blerë një makinë pune – një ekskavator prej tij, pas çka më 10 dhe 11.06.2024 kishte paguar paratë. Siç është raportuar, para se të raportonte rastin, ai kishte biseduar me personin që i kishte thënë se makina ishte në pikën doganore në Tetovë, por pasi kishte shkuar atje, ishte njoftuar se një objekt i tillë nuk ekzistonte, dhe më pas personi nuk ishte më i disponueshëm dhe ai kishte kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zgjidhjen e rastit.