Tetovari i dërgoi një personit në Itali 3000 euro për të blerë një eskavator, më vonë e kupton se ishte mashtruar

MPB ka njoftuar se më datë 11.11.2024, një 53 vjeçar nga një fshat i Tetovës, punëtor në një kompani, në SPB Tetovë ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Italia për shumën prej 3.000 eurove. Sipas denoncimit, ai ka kontaktuar me personin përmes internetit dhe janë pajtuar që t’i blejnë një ekskavator pune për shumën prej 7 mijë eurosh, nga të cilat 3000 i ka paguar me faturë. Siç ka raportuar ai, pasi ka lëshuar paratë, ka dërguar në adresën e dhënë në Itali një të njohurin e tij, i cili ka deklaruar se në vend nuk ka as ekskavator dhe as nuk shiten diçka të ngjashme dhe kështu ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.