Tetovari i dënuar në Burgun e Idrizovës, sulmohet fizikisht nga dy persona

Më 29.08.2024, në orën 17:50, në SPB Shkup, G.I. (31) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 16:00 në hapësirën e parkimit para Institucionit Korrektues të Idrizovës, ndërsa po kthehej në institucionin ku po vuante dënimin me burg nga një furrë në zonën e Shkupit, ku ishte i angazhuar për punë, është sulmuar fizikisht nga S. “N” dhe një person tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.