Tetovari gjen një çantë ku kishte para dhe dokumente personale, me ndihmën e policisë ia kthen pronarit

Një tetovar ka gjetur një portofol të mbushur me denarë dhe euro, kartela bankare, letërnjoftim dhe dokumente dhe me ndihmën e policisë ia ka kthyer pronarit.

Veprën e nderuar e ka bërë një 32-vjeçar nga Tetova brenda pak orësh para vitit të ri.

Ai ka gjetur një çantë pesë kilometra para se të arrijë në Tetovë nga anë e Shkupit, pikërisht në një pikë karburanti në autostradë.
Duke shkuar në polici në hyrje të qytetit ka hasur në një patrullë policie.

Ai i ka dorëzuar sendet dhe u ka kërkuar policëve t’ia kthenin pronarit.
Punonjësit e policisë kanë nisur menjëherë punën dhe për rreth tre orë e gjysmë kanë gjetur pronarin, banues në Shkup i cili kishte udhëtuar për në Ohër.

Njoftimi i policisë:

Me datë 31.12.2023, në ora 10:45, një person me një çantë në dorë i është afruar shërbimit patrullues para hyrjes në Tetovë në kryqëzimin Veri dhe ka lajmëruar se e ka gjetur në një pikë karburanti. Pas marrjes së masave, efektivët e policisë kanë gjetur pronarin rreth orës 14:20 dhe i kanë kthyer gjithçka. SPB Tetovë e mirëpret këtë rast të Tetovarit dhe apelojnë qytetarët që të ndjekin këtë shembull, konfirmojnë rastin nga Ministria e Punëve të Brendshme.