Më 12 gusht 2024, rreth orës 13:55 në Tetovë, policia ka arrestuar A.C. (59) nga Tetova, pas një denoncimi nga ish-bashkëshortja e tij 54-vjeçare dhe mbesa e saj 31-vjeçare, të cilat kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga ai. I dyshuari është ndaluar në stacionin e policisë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një akuzë e përshtatshme kundër tij.