Tetovari e rreh gruan e tij, kërcënon babanë dhe fëmijët, arrestohet nga policia

Të martën (07-dhjetor) rreth orës 01.00, efektivët e policisë të SPB-Tetovës kanë privuar 34-vjeçar S.A. nga Tetova, i cili më parë kishte qenë i raportuar nga gruaja e tij 34-vjeçare se rreth orës 22:30 në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht atë dhe kishte kërcënuar fëmijët dhe babanë e tij. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse