Tetovari e rreh gruan e tij, gjatë kontrollit të banesës i gjendet armë

Dje (1 janar) në ora 16:00, zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë kanë ndaluar 32-vjeçarin Z.J nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar në një shtëpi në një fshat të Tetovës ku ndodheshin. Gjatë privimit, nga Z.J. është marrë një pushkë gjuetie me 45 fishekë, në pronësi të gjyshit të tij. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresa e parashikuar ligjore.