Tetovari e rreh gruan e tij, arrestohet nga policia

Efektivët e policisë të SPB-Tetovës, mbrëmë (02-nëntor) rreth orës 20:55 kanë privuar nga liria 26-vjeçarin A.F. nga Tetova i cili më parë kishte qenë i raportuar nga gruaja e tij 24-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare në Tetovë. I njëjti është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë e përshtatshme.