Tetovari e kërcënon 34 vjeçarin nga Grçeci pasi nuk i ktheu borxhin


Mbrëmë (11-prill), gjysmë ore pas mesnate, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 34-vjeçarin Sh.I. nga Grçeci i Shkupit, të cilin dy orë më herët e kishte raportuar 36-vjeçari B.P. nga Tetova se për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura borxh-besues e kërcënoi.

Sh.I. është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.