Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike në Tiranë, ka filluar hetim për gjetjen dhe arrestimin e shtetasit të Maqedonisë B.M. banor i Tetovës.
Tetovari 34-vjeçar dyshohet se pa dijen e ish-bashkëshortes së tij me vete e ka marrë djalin e tij 10-vjeçar I.M.
Sipas mediave shqiptare, “rrëmbimin” e djalit në polici e ka paraqitur nëna L. M. (32), ish-bashkëshortja e tetovarit, e cila pas ndarjes nga burri me djalin jeton në Tiranë.
Ajo pohoi se B. M. ka ardhur për vizitë të zakonshme që ta shohë djalin e tij, pas së cilës e ka marrë dhe ka ikur për në Maqedoni pa dijen e saj