Tetovari denoncohet në polici nga gruaja për dhunë fizike dhe për sulm seksual ndaj motrës së saj të mitur


Dje (24-nëntor) rreth orës 22.00, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin S.D nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga gruaja e tij 19-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht atë, por gjithashtu muajin e kaluar ai ishte përpjekuar që të kryente sulm seksual ndaj motrës së saj të vogël. S.D. është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatiten parashtresë e parashikuar me ligj.