Tetovari bën kërdi në Shkup, nën kërcënimin e thikës ka grabitur bastore sportive dhe lokale të ndryshme, arrestohet nga policia

MPB ka njoftuar se me date 17.09.2024, në orën 18:30, në Shkup, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, inspektorët e Njësisë policore Qendër dhe Bit Pazar nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup arrestuan S.A. (36) nga Tetova, i cili ditët e mëparshme kishte kryer vepra penale “plaçkitje” në baste dhe objekte tregtare më të vogla në territorin e Shkupit, duke kërcënuar me një skalpel. Gjatë kontrollit, tek ai u gjet një skalper dhe para që vijnë nga veprat penale. Prokurori publik është njoftuar dhe pas sqarimit të plotë të veprave penale, ndaj S.A. do të ngrihet padi penale.